DIKTATORI ÇAVISTO-KOMUNIST NIKOLAS (NICOLÁS) MADURO PROPOZOI NJË ALEANCË USHTARAKE ME KOLUMBINË | NJË ZONË E PËRBASHKËT SIGURIE PËRGJATË KUFIRIT MIDIS DY VENDEVE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 13
- 2 min read

Karakas, Venezuelë | Diktatori çavisto-komunist Nikolas (Nicolás) Maduro propozoi gjatë programit të tij javor në televizionin shtetëror, “VTV”, që forcat e armatosura të Venezuelës dhe Kolumbisë të bashkëpunojnë në një operacion të përbashkët përgjatë kufirit midis dy vendeve.
“Kolumbia dhe Venezuela janë të destinuara të punojnë për paqen, integrimin, unitetin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë”, deklaroi ai pasi nënshkroi një memorandum mirëkuptimi disa javë më parë, për të krijuar një zonë të përbashkët ekonomike, të njohur si Zona Nr. 1.
Tani, Diktatori Maduro synon ta zgjerojë këtë bashkëpunim në nivelin ushtarak, duke integruar investimet dhe tregtinë midis shteteve venezueliane të Taçirës (Táchira) dhe Zulia-s.
Nga ana kolumbiane, departamenteve të Norte de Santander (që përfshin Katatumbo-n) dhe La Guajira.
“Nëse kombinojmë pushtetin ekonomik, institucional dhe politik me pushtetin ushtarak dhe policor të Kolumbisë dhe Venezuelës në këtë Zonë Nr. 1, mund ta çlirojmë atë nga dhuna dhe ta transformojmë atë në një zonë vëllazërie, uniteti dhe paqeje”, deklaroi ai.
Qëllimi është të bashkohen dy qeveritë, së bashku me ministritë dhe forcat e tyre të armatosura përkatëse, për të transformuar kufirin në një territor pa dhunë, grupe të armatosura dhe trafik droge.
Propozimi vjen pasi Presidenti kolumbian Gustavo Petro njoftoi pardje se, si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, kishte urdhëruar që çdo operacion ushtarak i pamiratuar nga vendet simotra kundër Venezuelës të konsiderohet një akt agresioni kundër Amerikës Latine dhe Karaibeve në përgjigje të rritjes së shpërblimit për Diktatorin Maduro nga Shtetet e Bashkuara në 50 milionë dollarë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments