DIKTATORI ÇAVISTO-KOMUNIST NIKOLAS MADURO: SULMI NDAJ VENEZUELËS DO TË ISHTE FUNDI POLITIK PËR PRESIDENTIN DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP); JAM I DISPONUESHËM PËR NJË TAKIM BALLË PËR BALLË MË TË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 4 days ago
- 1 min read

Karakas, Venezuelë | “Një sulm ushtarak ndaj Venezuelës nga Shtetet e Bashkuara do të shënonte fundin politik të Danlld Trampit (Donald Trump)”, tha diktatori venezuelian Nikolas (Nicolás) Maduro, siç raportohet nga agjencia spanjolle e lajmeve “Efe”.
Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) përsëriti se nuk ka përjashtuar asnjë mundësi në lidhje me një ndërhyrje të mundshme në tokën venezueliane.
Diktatori Maduro shprehu gjithashtu gatishmërinë e tij për të folur ballë për ballë me Presidentin Tramp (Trump), duke i hapur derën dialogut.
“Kushdo që dëshiron të angazhohet në dialog, do të gjejë gjithmonë tek ne njerëz të fjalës, njerëz të ndershëm dhe njerëz me përvojë për të udhëhequr Venezuelën”, tha ai në programin e tij javor “Con Maduro+”, të transmetuar në kanalin shtetëror “Venezolana de Televisión” (VTV), duke sqaruar se nuk mund të lejojmë që populli venezuelian të bombardohet dhe masakrohet.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments