top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DHËRMI | ANID HOXHA NGA RAHOVECI VDIQ NË PLAZH: PO HETOHET PËR VRASJE; VETËVRASJE; VDEKJE NGA PAKUJDESIA; VDEKJE NGA SHKAQE NATYRALE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 15
  • 1 min read
Z. Anid Hoxha.
Z. Anid Hoxha.

Dhërmi, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit kumtuan se:

1- Z. Anid Hoxha, me moshë 20 vjeç, nga Rahoveci, vdiq në plazhin e Dhërmiut.


Kufoma e tij u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për të kryer autopsi me qëllim zbulimin dhe dokumentimin shkresërisht të shkaqeve të vdekjes.


Nisur nga mosha e re e të ndjerit, autoritetet vendore të hetimit penal po hetojnë për:

1- Vrasje.

2- Vetëvrasje.

3- Vdekje nga pakujdesia.

4- Vdekje nga shkaqe natyrale.

Pamje që paraqet Stacionin e Policisë së Shtetit në Dhërmi.
Pamje që paraqet Stacionin e Policisë së Shtetit në Dhërmi.

Njoftim | Specialistët e Stacionit të Policisë Dhërmi referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 14.07.2025, pranë një plazhi në Dhërmi, në fushën e volejbollit, dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale shtetasi A. H., 20 vjeç, banues në Kosovë, i cili ndodhej me pushime së bashku me shoqërinë e tij.


Autopsia mjekoligjore do të kryhet pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, Tiranë, për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.


Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, thuhet shkurtimisht në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page