FSHATI CARRABREG; DEÇAN | PRONARIT TË FURRËS SË BUKËS “EVROPA” IU VODHËN 150 MIJË € NË BANESË; PARATË DO TË INVESTOHESHIN PËR KURIMIN E NIPIT NË TURQI; PO HETOHET PËR VJEDHJE; INSKENIM VJEDHJEJE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 7 days ago
- 1 min read

Fshati Carrabreg, Deçan, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë morën dijeni se:
1- Pronarit të furrës së bukës “Evropa”, iu vodhën në banesë njëqind e pesëdhjetë mijë (150000) € + stoli të arta me vlerë rreth gjashtë mijë (6000) €, të cilat, sipas deklarimeve të tij, gjendeshin në kasafortë.
Sipas tij shuma e të hollave ishte e lidhur me kursimet nga puna e tij dhe nga dhënia e lidhjeve miqësore për kurimin e nipit të tij në Turqi.
Në lidhje me rastin po hetohet për vjedhje ose për inskenim vjedhjeje.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments