DEPARTAMENIT I DREJTËSISË NISI HETIM FEDERAL PËR VRASJEN E 6 VJEÇARIT MUSLIMAN | DORASI U ARRESTUA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 16, 2023
- 2 min read

Uashington, Amerikë | Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka nisur një hetim federal, për krimin e urrejtjes, për vrasjen tragjike të djalit 6-vjeçar palestinezo-amerikan, të quajtur Wadea Al-Fayoume, i cili, u godit me thikë brutalisht. për vdekje, në Illinois, këtë fundjavë. “Departamenti i Drejtësisë ka hapur një hetim federal, për krimet e urrejtjes, për ngjarjet që çuan në vdekjen tragjike të Wadea Al-Fayoume, dhe lëndimet e rënda të pësuara nga nëna e tij, Hanaan Shahin”, tha në një deklaratë, të dielën, Prokurori i Përgjithshëm, Merrik Gerllënd (Merrick Garland). Deklarata nuk jep më shumë detaje, duke cituar një hetim penal paraprak në vazhdim. Duke shprehur ngushëllimet e tij, z, Gerllënd (Garland) tha: “Më është thyer zemra nga vrasja e neveritshme e Wadea Al-Fayoume, një fëmijë gjashtëvjeçar që vdiq pasi u godit 26 herë me një thikë të stilit ushtarak.” “Ky incident nuk mund të mos rrisë më tej frikën e komuniteteve myslimane, arabe dhe palestineze në vendin tonë në lidhje me dhunën e nxitur nga urrejtja”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se askush në SHBA “nuk duhet të jetojë me frikën e dhunës, për shkak të mënyrës se si adhurojnë, ose prej nga vijnë, ata, ose familja e tyre.” Sekretari i Sigurisë Kombëtare Alejandro Majorkas (Alejandro Mayorkas) tha në një deklaratë se nuk ka asnjë botë humane që mund dhe duhet të tolerojë vrasjen e një fëmije të pafajshëm, për shkak të identitetit të tij. “Ngjarjet tragjike në Lindjen e Mesme, të nisura nga sulmet brutale terroriste nga Hamasi, kanë sjellë në plan të parë ideologjitë e urrejtjes në të gjithë botën, veçanërisht antisemitizmin dhe islamofobinë. Kjo duhet të marrë fund. Diversiteti dhe gjithëpërfshirja që përcaktojnë Amerikën duhet të mbizotërojë”, thuhej në deklaratë. “Departamenti ynë dënon dhunën, duke përfshirë dhe veçanërisht dhunën të lindur nga urrejtja, dhe ne do të vazhdojmë të punojmë çdo ditë për ta parandaluar atë”, shtoi ai. Sulmuesi, Xhazëf Kzjub (Joseph Czuba), kreu sulmin të shtunën, i motivuar nga besimi islam i viktimave, dhe nga konflikti Izrael-Palestinë. Zyra e Sherifit të Qarkut Uill (Will) tha se në bazë të ekzaminimit të një patologu ligjor, djali u godit 26 herë me thikë në të gjithë trupin e tij. Nëna e tij 32-vjeçare ka pësuar mbi një duzinë plagësh me thikë. Ajo po shërohet dhe pritet të mbijetojë. Dorasi u arrestua dhe u akuzua për vrasje të shkallës së parë, tentativë për vrasje të shkallës së parë, sulm të rëndë me një armë vdekjeprurëse, dhe dy akuza për një krim urrejtjeje. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)





















Comments