top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DEKLARATA PËRFUNDIMTARE E SAMITIT TË KIEVIT: KËTU JANË PIKAT KRYESORE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 25, 2024
  • 4 min read

Kiev, Ukrainë | Qeveria ruse duhet të sqarojë plotësisht rrethanat e vdekjes së z. Aleksi Navalni (Alexei Navalny).

Kështu lexojmë në deklaratën përfundimtare të samitit të G7-ës, i pari i organizuar nga presidenca italiane, i cili, u mbajt përmes video-lidhjes, dhe të cilin kryeministrja Xhorxha Meloni (Giorgia Meloni) e kryesoi nga Kievi me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski, presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe kryeministri, kanadez Zhastin Trudo (Justin Trudeau).

Udhëheqësit e G7 i bënë homazhe guximit të jashtëzakonshëm të z. Navalni.

Ne qëndrojmë pranë gruas së tij, fëmijëve dhe njerëzve të tij të dashur. Ai sakrifikoi jetën e tij duke luftuar kundër korrupsionit të Kremlinit, dhe për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Rusi”, thuhet në deklaratë.

I bëjmë thirrje qeverisë ruse që të sqarojë plotësisht rrethanat e vdekjes së tij. Ne gjithashtu i bëjmë thirrje qeverisë ruse të lirojë të gjithë të burgosurit e ndaluar padrejtësisht, dhe të ndalojë persekutimin e opozitës politike, dhe shtypjen sistematike të të drejtave dhe lirive të rusëve - thonë udhëheqësit e G7 - të cilët, do të mbajnë përgjegjës ata që janë përgjegjës për vdekjen e z. Navalni, duke përfshirë vazhdimin e vendosjes së masave kufizuese në përgjigje të shkeljeve dhe abuzimeve të të drejtave të njeriut në Rusi, dhe duke ndërmarrë veprime të tjera.

Udhëheqësit e G7 do të sigurojnë që Ukraina të mbizotërojë në konfliktin kundër Rusisë, dhe do t'i bëjnë haraç guximit dhe qëndrueshmërisë së popullit ukrainas, që ka luftuar pa u lodhur për lirinë dhe të ardhmen demokratike të vendit. Ukrainasit i kanë rezistuar për dy vjet pushtimit të paligjshëm, të pajustifikueshëm, dhe të paprovokuar në shkallë të gjerë të Rusisë, që përbën një shkelje të qartë të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Ata demonstruan gatishmërinë e tyre për të mposhtur makinën luftarake të presidentit Putin, për të rivendosur integritetin territorial të kombit të tyre dhe për të mbrojtur sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës.

Rusia nuk duhet të ketë sukses në shkatërrimin e ekonomisë së Ukrainës, për të kompensuar dështimet e saj në fushën e betejës. Ne do të ndihmojmë Ukrainën të përmbushë nevojat e saj urgjente financiare, dhe do të ndihmojmë vendet e tjera të cenueshme të prekura rëndë nga efektet e luftës me Rusinë”, thuhet në deklaratë.

Udhëheqësit e G7-ës nënvizojnë përpjekjet në drejtim të reformave të kryera nga autoritetet në Kiev, një angazhim që është pjesë e rrugës së Ukrainës drejt integrimit euroatlantik.

Ne përgëzojmë arritjet e deritanishme të Ukrainës dhe mirëpresim vendimin e Këshillit Evropian dhjetorin e kaluar për të hapur negociatat e pranimit me Ukrainën. Ne mirëpresim përparimin e Ukrainës në përmbushjen e kushteve të programit të Fondit të Zgjeruar të FMN-së”, shpjeguan më tej udhëheqësit e G7-ës.

Rindërtimi i Ukrainës mbetet një prioritet kyç. Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me autoritetet ukrainase dhe institucionet financiare ndërkombëtare përmes platformës së koordinimit të shumë agjencive të donatorëve për Ukrainën, dhe duke shfrytëzuar investimet private”, shpjeguan udhëheqësit e G7-ës, të cilët, mirëpresin zgjerimin e platformës për përfshirjen e Republikës së Koresë, Norvegjisë, Suedisë dhe Holandës.

Pas suksesit të Konferencës Japoni-Ukrainë për të nxitur rritjen ekonomike dhe rindërtimin, ne presim me padurim Konferencat e Rimëkëmbjes së Ukrainës, të cilat, do të mbahen në Berlin në 2024, dhe Romë në 2025”, thuhet më tej në deklaratë.

Asetet sovrane të Rusisë nën juridiksionin e vendeve të G7 do të mbeten të palëvizshme derisa Moska të paguajë për dëmin e shkaktuar Ukrainës.

Ne mirëpresim miratimin e akteve ligjore të BE-së në lidhje me të ardhurat e jashtëzakonshme të depozituesve qendrorë të letrave me vlerë, të marra nga aktivet fikse sovrane të Rusisë, dhe inkurajojmë hapa të mëtejshëm, për të mundësuar përdorimin e tyre, në përputhje me detyrimet kontraktuale të zbatueshme, dhe në përputhje me ligjet në fuqi”, thuhet në deklaratë.

Ne kërkojmë nga ministrat tanë të vazhdojnë punën e tyre, dhe të përditësojnë veten përpara Samitit në Pulia, për të gjitha rrugët e mundshme, përmes të cilave, asetet sovrane të palëvizshme ruse mund të përdoren për të mbështetur Ukrainën, në përputhje me sistemet tona përkatëse ligjore, dhe të drejtën ndërkombëtare”, vijon dokumenti.

Vendet e G7 do të vazhdojnë të kundërshtojnë, në bashkëpunim të ngushtë me vendet e treta, të gjitha përpjekjet e kryera nga Rusia për të shmangur dhe anashkaluar sanksionet tona, dhe masat e kontrollit të eksportit.

Ne do të vendosim sanksione të mëtejshme, ndaj kompanive, dhe individëve, nga vendet e treta që ndihmojnë Rusinë të blejë armë”, vazhdon deklarata.

Ne do të vendosim sanksione edhe ndaj atyre që ndihmojnë Rusinë të blejë pajisje që ndihmojnë prodhimin e armëve ose zhvillimin ushtarako-industrial rus”, thuhet më tej po atje.

Vendet e G7-ës i bëjnë thirrje Rusisë të ndërpresë menjëherë luftën e saj të agresionit, dhe të tërheqë plotësisht dhe pa kushte forcat e saj ushtarake nga territori i njohur ndërkombëtarisht i Ukrainës.

Ne u bëjmë thirrje të gjitha vendeve, që të respektojnë ligjin ndërkombëtar, dhe të mos vërtetojnë apo të falin në asnjë mënyrë përpjekjet e Rusisë, për të fituar territor me forcë”, vijon deklarata.

Ne kurrë nuk do t'i njohim të ashtuquajturat zgjedhje, të shkuara dhe të ardhshme, të mbajtura nga Rusia në territoret e Ukrainës, as rezultatet e tyre. Synimi i deklaruar i Rusisë për të votuar në zgjedhjet presidenciale në rajonet e Ukrainës është një shkelje e turpshme e sovranitetit të Ukrainës”, shpjegojnë liderët e G7-ës, të cilët, dënojnë fuqishëm sulmet e vazhdueshme brutale të Rusisë kundër civilëve, dhe infrastrukturës civile kritike, dhe krimet e luftës të kryera nga forcat ruse në Ukrainë, duke përfshirë dhunën seksuale.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page