top of page
E BARDHË SHIRIT.png

CILA ËSHTË KLEA GJATA DHE ÇFARË AKUZASH PENALE RËNDOJNË MBI TË LIDHUR ME VRASJEN E “KINEZIT”?

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 28, 2023
  • 2 min read

ree

Tiranë, Shqipëri | Z. Artan Tafani (anëtar i grupit të strukturuar kriminal të drejtuar nga z. Laert Haxhiu), tashmë është këthyer në të penduar të drejtësisë penale. Kësisoj, ai ka dekonspiruar për autoritetet shtetërore të hetimit dhe të ndjekjes penale, autorët e kryerjes së shumë krimeve ordinere, për të cilat, ka të dhëna penale të dorës së parë.


Z. Tafani u zbuloi emrat e vrasësve me pagesë, që kanë kryer vrasje për llogari të grupit të strukturuar kriminal, të drejtuar nga z. Laert Haxhiu. Znj. Klea Gjata, 27 vjeçe, banuese në Lushnjë, me statsus shoqëror bashkëjetuese e z. Laert Haxhiu (ky i fundit kreu i grupit të strukturuar kriminal), akuzohet se ka qenë e përfshirë në vrasjen z. Alban Semaku (i cili, emrin e vjetër e ka pasur Elton Mermali), vrasje e cila ka ndodhur në vitin 2021. Ai u gjet i eleminuar fizikisht pranë lumit Shkumbin, në Peqin. Ndaj znj. Klea Gjata, paraprakisht janë ngritur d yakuza penale, që lidhen me:

1- “Përkrahja e autorit të krimit”.

2- “Moskallëzimi i krimit”. Z. Alban Semaku, ishte i njohur në qarqet e agjenturës së krimit ordiner me nofkën “Kinezi”. Ai ishte i dënuar për një vrasje të kryer në vitin 2003, për të cilën u ekstradua nga burgjet italiane drejt atyre shqiptare në vitin 2006. Ai konsiderohej si mik dhe bashkëpunëtor i ngushtë me z. Alfred Shkurti (Aldo Bare), ish-kreun e një organizate kriminale, të njohur rëndom si “Banda e Lushnjes”, e cila, kishte mbi 100 anëtarë. Z. Semaku u procedua penalisht shumë herë, kryesisht për kanosje, dhe çështje penale që lidheshin me tregtinë e drograve. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page