top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BURGU KORIDHALOS: VDIQ DELIN BEQIRI NGA LUSHNJA | SHKAQET JANË MISTER.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 14, 2024
  • 1 min read

Athinë, Greqi | Z. Delin Beqiri, me moshë 36 vjeç,  nga Bubullima e Lushnjes, vdiq në burgun e Koridhalosit, në Greqi.

 

Nuk dihen shkaqet e kësaj vdekjeje.

 

Z. Beqiri u arrestua nga policia rreth një muaj më parë pas denoncimit të thjeshtrës së tij, e cila, e akuzoi për abuzim seksual.

 

Ajo gjithashtu e denoncoi atë për përdorim dhe tregtim droge.

Sipas saj aktet kriminale kanë ndodhur në dijeninë e nënës së saj, znj. Dhurata Shpata, me moshë 50 vjeçe, nga Bubullima e Lushnjës.

 

Autoritetet greke të hetimit penal kryen kontrolle në banesat e z. Beqiri dhe të znj. Shpata ku gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

1- 14 gram marijuanë.

2- 4 thika.

3- 1 armë brezi të shkurtër (pistoletë) sportive.

4- 3 peshore.

5- 1 grirës.

6- 3 aparate telefonikë të lëvizshëm.

7- 15000 euro.

8- 3275 euro (të znj. Shpata).

9- 1 kg 491 gram marijuanë (e gjetur jashtë banesave).

 

Gjatë marrjes në pyetje, 25-vjecarja tha se ajo kërcënohej nga Delin Beqiri përmes videove intime, ndërsa disa herë si shpërblim i jepte para dhe dhurata.


 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page