BUNDESTAGU MIRATOI INVESTIMET NË MBROJTJE DHE INFRASTRUKTURË | KONSERVATORËT DHE SOCIALDEMOKRATËT ARRITËN MARRËVESHJE ME TË GJELBRIT: 513 DEPUTETË PRO; 207 KUNDËR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Mar 19, 2025
- 1 min read

Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | Parlamenti gjerman ka miratuar, me votat e SPD-së, CDU-CSU-së dhe të Gjelbërve, ndryshimet kushtetuese për të kapërcyer frenimin e borxhit dhe për të investuar në mbrojtje, infrastrukturë dhe Lande.
Kryesia e Kuvendit shpalli rezultatin e votimit: pro votuan 513 deputetë, kundër 207.
Kështu u arrit shumica e cilësuar prej dy të tretave të kërkuara për ndryshimet kushtetuese.
Masa tani shkon në Senatin Federal për shqyrtim, me një votim të planifikuar për të premten, më 21 mars 2025.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)


















Comments