BULLGARIA DO TË NDËRTOJË 2 REAKTORË BËRTHAMORË ME TEKNOLOGJI AMERIKANE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 27, 2023
- 1 min read

Sofje, Bullgari | Bullgaria miratoi sot ndërtimin e dy reaktorëve të rinj bërthamorë, që do të përdorin teknologjinë amerikane, një vendim i marrë si pjesë e përpjekjes për të diversifikuar burimet e saj të energjisë.
Dy reaktorët e rinj do të ndërtohen në vendin e termocentralit Kozloduy në lumin Danub, i cili, aktualisht punon me karburantin bërthamor rus të përdorur për dy reaktorët e tij ekzistues 1000 megavat, të ndërtuar nga sovjetikët. Centrali i vetëm aktiv bërthamor i Bullgarisë nënshkroi marrëveshje vitin e kaluar për të diversifikuar furnizimet e karburantit bërthamor duke filluar nga viti 2024, në një përpjekje për të zëvendësuar karburantin rus me alternativa, një vendim i marrë pas pushtimit të Ukrainës nga Moska.
Dy reaktorët e rinj - 2300 MW - do të përdorin teknologjinë Westinghouse, tha qeveria bullgare.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)


















Comments