BRITANI: PACIENTËVE ME KANCER DO T’U ORFOHET NJË MËNYRË REVOLUCIONARIZUESE TRAJTIMI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 1, 2023
- 1 min read

Londër, Britani e Madhe | Shërbimi shëndetësor kombëtar i Mbretërisë së Bashkuar është gati të revolucionarizojë trajtimin e kancerit, duke u bërë i pari në botë, që ofron injeksione novatore nën lëkurë për qindra pacientë. I miratuar nga MHRA, NHS Angli, synon të administrojë ilaçin e imunoterapisë atezolizumab, i njohur gjithashtu si Tecentrik, nëpërmjet injeksionit, duke reduktuar ndjeshëm kohën e trajtimit me rreth tre të katërtat në krahasim me administrimin intravenoz. Metoda më e shpejtë, që zgjat rreth shtatë minuta, lejon ekipet e kancerit të trajtojnë më shumë pacientë në mënyrë efikase. Atezolizumab rrit sistemin imunitar të pacientëve, për të luftuar qelizat e kancerit, dhe do të përfitojë shumë pacientë me kancer çdo vit, duke rritur cilësinë e jetës së tyre. Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox









___.png)


















































Comments