top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BRITANI E MADHE: EMILIANO KROSI; GERRARD KALAJA; HENRI OSMANI DHE ALFRED ISUFI AKUZOHEN SI GRABITËS TË 33 BANESAVE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 29, 2024
  • 2 min read

Londër, Britani e Madhe | Një grup grabitësish shqiptarë (mes tyre babë e bir), udhëtuan nga Laçi për tu futur ilegalisht në Angli dhe sipas autoriteteve britanike të hetimit penal ata kryen 33 grabitje në banesa në harkun kohor të 4 muajve.

 

Viktimë e grabitjes ishte topakëmbasi i kombëtares angleze, dhe i skuadrës së Çelsit (Chelsea) Rehim Stiërlling (Raheem Sterling) nga banesaa e të cilit morën 10 ora të shtrenjta Roleks (Rolex) me vlerë finaciare 300000 stërlina.

 

I vetmi i arrestuar nga grupi i shqiptarë të dyshuar si grabitës është Emiliano Krosi, me moshë 24 vjeç, i cili ka dalë përpara një gjykate nga ku ka pranuar vetëm 15 nga 33 grabitje për të cilat akuzohet.

 

Të akuzuarit e tjerë që të gjithë kushërinjtë të z. Emiliano Krosi u arratisën nga Britania e Madhe me qëllim që t’u shpëtonin dënimeve penale.

 

Sipas akteve proceduriale penale të prokurorisë britanike grabitjen e parë ata e realizuan në 12 nëntor të vitit 2022 dhe të fundit më 15 mars të vitit 2023.

 

Pjesë e grupit të dyshuar kriminal ishin:

1- Z. Gerrard Kalaja.

2- Z. Henri Osmani.

3- Z. Alfred Isufi.

 

Në njërën prej banesave të grabitura autoritetet britanike të hetimit penal gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal ADN-në e;

1- Z. Gerrard Kalaja.

2- Z. Alfred Isufi.

3- Të babait të tij.

 

Z. Emiliano Krosi bashkë me të tjerët u arrestuan në zonën e Kentit, më 27 janar të vitit 2023 me akuzat për grabitje.

 

Masa e sigurimit që u shqiptua ndaj tyre ishte ajo e detyrimit të paraqitjes.

 

Në një banesë ku ata jetonin në lagjen Herou (Harrow) të Londrës autoritetet britanike gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal 6000 £ të thata (kesh), bizhuterira, dhe një kuti me vegla për hapje dyersh e dritaresh.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page