BRAZIL: PËRLESHJE E ARMATOSUR ME POLICINË NË NJË FAVELA NË RIO | TRE TË VDEKUR (1 POLIC I FORCAVE SPECIALE DHE 2 KAPOBANDA).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 12, 2024
- 1 min read
Rio de Zhanerio, Brazil | Të paktën 3 persona, një oficer dhe dy anëtarë të dyshuar të një bande kriminale, humbën jetën sot gjatë një operacioni të policisë ushtarake braziliane brenda kompleksit da Maré, një favelë në zonën veriore të Rio de Zhaneiros.
Në një deklaratë, raporton programi i lajmeve G1 TV Globo, drejtuesit e policisë njoftuan se oficeri i vdekur ishte pjesëtar i Batalionit të Operacioneve Speciale (Bope), ndërsa dy viktimat e tjera ishin anëtarë të sigurisë së një bande të dedikuar për trafikantët e drogës, të cilët angazhoheshin në një përplasje me armë zjarri.
Burime të besueshme thanë për entin mediatik Globo TV se një nga të vdekurit është Francisco Jorge da Conceição de Freitas, i njohur si Divo, i cili punonte në shërbim të Zequinhas, përgjegjës për trafikun e drogës në Maré.
Tjetri, mësohet gjithashtu, njihej me emrin Digdum dhe ishte truproje i TH, i konsideruar si mjeshtri i favelës.
Në shenjë hakmarrjeje, anëtarë të shumtë të bandës kriminale bllokuan përkohësisht tre arteriet kryesore në Rio: Avenida Brasil, Linha Vermelha dhe Linha Amarela.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































