top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BRAZIL | MINIERA E ARIT SERRA PELADA: FOTO E REALIZUAR NË VITIN 1986 | 52000 BURRA PUNONIN 200 METRA NËN TOKË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 3, 2024
  • 1 min read
ree

Brazil | “Herën e parë që pashë minierën mbeta pa fjalë. 52000 burra që punonin, pa një makinë të vetme, në një pus 200 metra të thellë. Gjysma e njerëzve bartnin thasë të rëndë me papastërti në shkallët prej druri. Të tjerë zbrisnin në shpatet me baltë, duke u zhytur në humnerë (Sebastiao Salgado).

 

Fotografia është pjesë e serisë së pamjeve që në vitin 1986, z. Salgado bëri në minierën e arit brazilian, ku mijëra burra nga zonat bujqësore të veriut dhe verilindjes së Brazilit u dyndën duke shpresuar të gjenin një copë ari.

 

Dhe kështu, çdo ditë, mijëra figura, më shumë si milingona sesa burra, ngjiteshin e zbrisnin shkallët e pasigurta të gurores, dhjetëra herë në ditë, duke mbajtur 60 kilogramë thasë me baltë, në të cilat kërkonin edhe gjurmët më të vogla të metalit të çmuar.

 

Fotografia, nga pozicioni nga i cili është marrë, duket se përfaqëson një rreth në ajër të hapur të Ferrit të Dantes, duke treguar një tufë trupash me baltë, ngjyrë okër, të ndryshkur nga mineralet.

 

Sot miniera Serra Pelada nuk ekziston më. Krateri është braktisur dhe brenda gurores gjigante ndodhet një liqen i vogël i ndotur.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 
bottom of page