BORDI I GUVERNATORËVE TË AGJENCISË NDËRKOMBËTARE TË ENERGJISË ATOMIKE MIRATOI NJË REZOLUTË ME ANË TË SË CILËS DËNON IRANIN PËR MOSPËRMBUSHJE TË DETYRIMEVE TË TIJ BËRTHAMORE | NGA 35 VOTA 19 ISHIN PRO.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 12, 2025
- 1 min read

Vjenë, Austri | Bordi i Guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) ka miratuar një rezolutë që dënon Iranin për mosrespektim të detyrimeve të tij bërthamore; një paralajmërim i ri përpara një paraqitjeje të mundshme të dosjes në Kombet e Bashkuara.
“Teksti, i hartuar nga Londra, Parisi dhe Berlini (E3) së bashku me Uashingtonin, është miratuar nga 19 nga 35 vende”, thanë disa burime diplomatike për agjencinë e lajmeve “AFP”.
Rusia, Kina dhe Burkina Faso votuan kundër.
Përpara votimit, Irani kishte kërcënuar të zvogëlonte bashkëpunimin me IAEA-n nëse rezoluta miratohej.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments