KOLUMBI: STUDIUESI ALESANDRO KOATI (ALESSANDRO COATTI) U VRA; NJË PJESË E TRUPIT IU COPTUA DHE IU GJET NË NJË VALIXHE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 8
- 2 min read

Bogotë, Kolumbi | Një studiues italian, Alesandro Koati (Alessandro Coatti), me moshë 42 vjeç, u vra dhe u copëtua në Kolumbi.
Këtë e konfirmon ambasada italiane në Bogota.
Koka dhe krahët e tij u gjetën në një valixhe pranë stadiumit në qytetin Santa Marta.
Policia gjurmoi identitetin e z. Koati (Coatti) falë një byzylyku hoteli që ai mbante në kyçin e dorës.
Pjesë të tjera të trupit të studiuesit u gjetën në një zonë tjetër të qytetit.
Sipas rikonstruksioneve fillestare, ai kishte dalë në një klub nate mbrëmjen e së shtunës dhe nuk ishte kthyer më.
Kryetari i qytetit të Santa Marta, Kolumbi, ka ofruar 10000 euro (50 milionë pesos) për informacion që do të çojë në identifikimin dhe arrestimin e përgjegjësve për vrasjen e tij, i cili, u vra dhe u copëtua në Kolumbi, ku po qëndronte si turist.
Këtë e ka shkruar kryebashkiaku Karlos (Carlos) Pinedo Kuelo (Cuello) në faqen e tij në rrjetin social virtual “Facebook”, duke shpjeguar se kishte dhënë udhëzime për të koordinuar hetimet për rastin.
“Ky krim nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. Kriminelët duhet ta dinë se krimi nuk ka vend në Santa Marta. Ne do t'i ndjekim ata derisa të dalin para drejtësisë”, shkruan z. Kuelo (Cuello) në postim.
Bazuar në informacionin e parë të mbledhur, del se viktima, i lindur në Portomaxhore (Portomaggiore), Ferrara, ishte në Amerikën e Jugut për turizëm dhe kishte vizituar tashmë Perunë, Bolivinë dhe Ekuadorin.
Në Kolumbi, ai po udhëtonte i vetëm, ndër të tjera kishte vizituar parkun natyror Tirona (Tyrona).
Ambasada italiane në Bogota po ndihmon familjen e z. Koati (Coatti) me të gjitha hapat e nevojshëm për identifikimin e trupit dhe po bashkëpunon me autoritetet për hetimin.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments