BLUE ORIGIN DO TË NISË NË HAPËSIRË ASTRONAUTEN E PARË NË KARROCË ME RROTA | MIKAELA (MICHAELA) BENTHAUS - E PARALIZUAR NË NJË AKSIDENT ME BIÇIKLETË QË NGA VITI 2018.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 hours ago
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Sot, Blue Origin, kompania hapësinore e themeluar nga Xhef (Jeff) Bezos, ka planifikuar të nisë në hapësirë astronauten e saj të parë të lidhur me karrocë me rrota; Mikaela (Michaela) Benthaus, një inxhiniere hapësinore për Agjencinë Evropiane të Hapësirës, e cila, ka mbetur e paralizuar në një aksident që nga viti 2018.
Nisja suborbitale e misionit, e përcaktuar si NS-37, është planifikuar për në orën 17:00 sipas kohës shqiptare nga Teksasi në bordin e një rakete “New Shepard” me pesë persona të tjerë në bord.
E paralizuar pas një aksidenti me biçikletë malore më 30 shtator 2018, znj. Benthaus ka një diplomë në mekatronikë dhe një diplomë master në inxhinieri hapësinore.
Më pas ajo u bashkua me ESA-n, ku kryen eksperimente mbi okultacionet radiofonike marsiane.
Në vitin 2022, ai mori pjesë në një fluturim parabolik, i cili, i lejon asaj të përjetojë kushte mikrograviteti të ngjashme me ato në bordin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor; gushtin e kaluar ai njoftoi një fluturim suborbital me Blue Origin.
Fluturimi i sotëm do të zgjasë rreth dhjetë minuta, duke e çuar anijen kozmike pak përtej vijës Karman, e cila, në 100 kilometra mbi nivelin e detit shënon konvencionalisht kufirin midis atmosferës së Tokës dhe hapësirës.
Gjithashtu në bordin e misionit NS-37 do të jenë investitori Xhoi Haid (Joey Hyde), inxhinieri i hapësirës ajrore Hans Koenigsmann, sipërmarrësi Nill Milk (Neal Milch), investitori Adonis Purulis (Pouroulis) dhe i vetëshpalluri i apasionuar pas hapësirës Xhesn (Jason) Stansell.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments