top of page
E BARDHË SHIRIT.png

“BLACKSTONE” ZOTOHET TË INVESTOJË 123 MILIARDË $ NË MBRETËRINË E BASHKUAR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 19
  • 2 min read
ree

Londër, Britani e Madhe | Gjigandi amerikan i kapitalit privat “Blackstone” tha të mërkurën se planifikon të investojë 90 miliardë paund (123 miliardë dollarë) në projekte në Mbretërinë e Bashkuar gjatë dekadës së ardhshme, marrëveshja më e madhe e vetme e zbuluar gjatë vizitës shtetërore të Presidentit Danlld tramp (Donald Trump).


Kjo vjen pas investimeve të planifikuara prej shumë miliardë dollarësh në projektet e inteligjencës artificiale në Mbretërinë e Bashkuar nga gjigantët e teknologjisë amerikane dhe një vendimi nga grupi farmaceutik britanik GSK për të investuar 30 miliardë dollarë në Shtetet e Bashkuara gjatë pesë viteve të ardhshme, në njoftime që përkojnë me udhëtimin e Presidentit Tramp (Trump).


Kur mbështesim shkëlqimin britanik, mbrojmë industritë tona të klasit botëror dhe krijojmë aleanca më të thella globale - veçanërisht me miq si ShBA-ës - ne ndihmojmë në formësimin e së ardhmes për brezat që do të vijnë dhe i bëjmë njerëzit në të gjithë vendin të ndihen më mirë”, tha kryeministri britanik Keër Starmër (Keir Starmer) në një deklaratë.


Këto investime janë një dëshmi e forcës ekonomike të Britanisë dhe një sinjal i guximshëm se vendi ynë është i hapur, ambicioz dhe i gatshëm të udhëheqë.


Vende pune, rritje dhe mundësi janë ato që premtova për njerëzit që punojnë, dhe është pikërisht kjo që po ofron kjo vizitë shtetërore”, tha ai.


Kjo vjen në një kohë kur kryeministri është nën presion në frontin e brendshëm, mes një ekonomie të ndenjur në Mbretërinë e Bashkuar dhe disa trazirave brenda partisë së tij Laburiste.


Më herët këtë vit, një marrëveshje tregtare Britani-ShBA uli disa tarifa të vendosura nga Presidenti Tramp (Trump), veçanërisht për automjetet e prodhuara në Britani.


Blackstone” nuk dha detaje mbi natyrën e investimeve të saj të planifikuara, të cilat, vijnë pas njoftimit të tij vitin e kaluar për të investuar 10 miliardë paund në një qendër të dhënash të inteligjencës artificiale në Anglinë veriore.


Grupi, i cili, menaxhon asete me vlerë rreth 1.2 trilion dollarë, njoftoi më parë këtë vit se planifikon të investojë 500 miliardë dollarë në të gjithë Evropën gjatë 10 viteve.


Një njoftim i veçantë zbuloi se firma amerikane e investimeve “Prologis” planifikon të investojë 3.9 miliardë paund në shkencat e jetës dhe prodhimin e përparuar të Mbretërisë së Bashkuar.


Nga ana tjetër, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar tha se rreth 60 miliardë paund nga shpenzimet e saj do të arrijnë te kompanitë amerikane gjatë pesë viteve të ardhshme.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page