MBRETËRIA E BASHKUAR | MBRETI KARL (ÇHARLES) III: NE QËNDROJMË ME ALEATËT TANË PËR PAQEN; MBËSHTESIM UKRAINËN; TIRANIA KËRCËNON PËRSËRI EVROPËN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 18
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | “Sot, ndërsa tirania kërcënon përsëri Evropën, ne dhe aleatët tanë qëndrojmë të bashkuar në mbështetjen e Ukrainës, për të penguar agresionin dhe për të siguruar paqen”.
Mbreti Karl (Çharles) III e tha këtë në fjalimin e tij gjatë Banketit Shtetëror në Kështjellën Uindsor (Windsor).
Kështu rapoton enti mediatik britanik “Bbc”.
“Vendet tona kanë marrëdhënien më të ngushtë të njohur ndonjëherë në mbrojtje, siguri dhe inteligjencë”, tha mbreti Karl (Charles) III.
Mesazhi kryesor i fjalimit të mbretit u përqendrua në lidhjet e thella midis Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar.
“Popujt tanë kanë luftuar dhe kanë vdekur së bashku për vlerat që i mbajmë të shtrenjta”, tha ai.
Mbreti Karl (Charles) III vlerësoi angazhimin vetjak të Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) për t'i dhënë fund konflikteve në të gjithë botën.
“Vendet tona punojnë së bashku për të mbështetur përpjekjet thelbësore diplomatike, veçanërisht, Z. President, angazhimin tuaj personal për të gjetur zgjidhje për disa nga konfliktet më të vështira në botë, me qëllim sigurimin e paqes”, tha Mbreti Karl (Charles) III.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments