BJESHKËT E BABALLOQIT; DEÇAN | ART MATAJ DHE SHKËMB SHALA U ARRESTUAN; TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË AMBIENT TË HAPUR; KRIJUAN KLIME PASIGURIE PËR QYTETARËT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 7
- 1 min read

Bjeshkët e Baballoqit, Deçan, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Art Mataj, me moshë 21 vjeç.
2- Z. Shkëmb Shala, me moshë 21 vjeç.
Ata u arrestuan pasi qytetarët denoncuan se ishin duke u kryer qitje me armë zjarri (06.07.2025; rreth orës 10:00) nga një automjet.
Gjatë kontrollit atyre iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Disa gëzhoja armësh zjarri.
2- Një armë zjarri automatike e gjatë (krahu), e llojit AK-47 (Kallashnikov).
3- Një armë zjarri e shkurtër (brezi), e llojit “TT”.
Ndaj tyre filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.
2- “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments