top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BIZNESMENI MË I PASUR I MBRETËRISË SË BASHKUAR GOPIÇEND (GOPICHAND) HINDUJA VDIQ NË MOSHËN 85-VJEÇARE PAS NJË SËMUNDJEJE TË GJATË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 19 hours ago
  • 1 min read
ree

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Biznesmeni më i pasur i Mbretërisë së Bashkuar, Gopiçend (Gopichand) Hinduja, vdiq në moshën 85-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë.


Ai ishte kreu i Grupit Hinduja dhe kryesoi Listën e të Pasurve të entit mediatik “The Sunday Times” me një pasuri familjare të vlerësuar prej 35.3 miliardë paundësh, të ndërtuar nëpërmjet investimeve në banka, pasuri të paluajtshme, naftë, argëtim dhe transport.


Ai iu bashkua biznesit familjar në vitin 1959, një kompani modeste tregtare e themeluar në Indi dhe Iran në fillim të shekullit të 20-të, dhe ndihmoi në transformimin e saj në një konglomerat global.


Ai dhe vëllai i tij i madh Sriçendi (Srichand) u zhvendosën në Londër në vitet 1980, nga ku ata menaxhuan Grupin Hinduja.


Vëllai i tij vdiq në vitin 2023.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page