top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BESAR SIMONI U ARRESTUA DUKE BËRË ROJE TEK NJË PARCELË ME 260 BIMË KANABIS SATIVA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 16, 2023
  • 1 min read

Fshati Madhesh, Ulëz, Mat, Shqipëri | Policia e Matit ka finalizuar fazën e 4-ërt të operacionit të koduar “Kreshta të pastra”, duke asgjesuar 260 bimë narkotike kanabis sativa, të cilat, u gjetën të kultivuara në një zonë të pyllëzuar, në fshatin Madhesh, të njësisë administrative Ulëz, Mat. Si të dyshuar për kultivimin e tyre, autoritetet vendore arrestuan në kushtet proceduriale penale të flagrancës z. Besar Simoni, banues në Mirditë. Ai u kap në vendin e ngjarjes, duke i bërë roje parcelës, dhe dyshohet si kultivues i bimëve narkotike. Aktet proceduriale penale në ngarkim të tij, për shkelje penale të parashikuar si “kultivim i bimëve narkotike” i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridikisionit të Përgjithshëm Dibër, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme proceduriale penale. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox


 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page