BELSH: VDIQ URAN SHEHU | U AKSIDENTUA ME MAKINË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 15, 2023
- 1 min read

Belsh, Shqipëri | Z. Uran Shehu, 37 vjeç, u aksidentua dhe vdiq.
Vdekja e tij erdhi si pasojë pas një aksidenti automobilistik që ndodhi në aksin rrugor Kuçovë-Belsh.
Ai gjendej si pasagjer në një automjet drejtohej nga një qytetar me shkronjat nistore të gjenraliteteve K.K., me moshë 22, vjeç i cili, u përplas me mbrojtësen metalike të rrugës.
Drejtuesi i automjetit, dhe një tjetër pasagjer me moshë të mitur (14 vjeç), shpëtuan pa pasoja të rënda nga përplasja.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua në ambjentet e policisë për veprime të mëtejshme. Shërbimet policore vendore të Sektorit të Qarkullimit Rrugor, dhe grupi hetimor, ndodhen në vendngjarje, dhe po ushtrojnë detyrat e parashikuara nga legjislacioni në fuqi, për zbulimin dhe dokumentimin shkresërisht të shkaqeve dhe të rrethanave të këtij aksidenti automobilistik tragjik.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)



























Comments