BARCELONË | NJË FLOTILJE HUMANITARE KU GJENDET VEPRIMTARJA SUEDEZE GRETA THUNBERG GATI PËR T'U NISUR PËR NË GAZË ME QËLLIM HAPJEN E NJË KORRIDORI HUMANITAR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 31
- 2 min read

Barcelonë, Mbretëria e Spanjës | Nën sloganin “Kur bota hesht, ne nisim lundrimin”, një flotilje me ndihma humanitare, e udhëhequr nga veprimtarja suedeze Greta Thunberg, do të niset sot nga Barcelona në një përpjekje për të thyer bllokadën e paligjshme të Gazës - thanë organizatorët.
“Pyetja sot nuk është pse po lundrojmë. Kjo çështje nuk ka të bëjë fare me misionin që do të ndërmarrim. Kjo çështje ka të bëjë me Palestinën”, tha aktivistja suedeze Greta Thunberg në konferencën për shtyp të organizatorëve të Flotiljes Globale Sumud, që u nis nga Barcelona për në Gaza, e cila, u transmetua drejtpërdrejt në televizion.
“Kjo çështje ka të bëjë me mënyrën se si njerëzit po privohen qëllimisht nga mjetet më themelore të jetesës dhe se si bota mund të heshtë.
Izraeli është shumë i qartë në lidhje me qëllimin e tij gjenocidal. Ata duan të fshijnë kombin palestinez, duan të marrin kontrollin e Rripit të Gazës.
Nëse kjo nuk i bën njerëzit të veprojnë, nëse kjo nuk i bën njerëzit të ngrihen nga divani dhe të ndërmarrin veprime, të mbushin rrugët, të organizohen, atëherë nuk e di se çfarë do të ndodhë”, tha ajo.
“Ky është një mision jo i dhunshëm që synon hapjen e një korridori për ndihmë humanitare”, tha z. Saif Abukeshek, një aktivist spanjoll-palestinez dhe anëtar i komitetit drejtues të flotiljes.
“Nuk mund ta injorojmë faktin se palestinezët po vuajnë nga uria sepse ekziston një qeveri që qëllimisht po i vret ata nga uria”, tha ai.
“Anijet do të nisen nga qyteti portual spanjoll për të hapur një korridor humanitar dhe për t'i dhënë fund gjenocidit të vazhdueshëm ndaj popullit palestinez”, deklaroi Flotilja Globale Sumud.
Flotilja pritet të mbërrijë në enklavën bregdetare të shkatërruar nga lufta në mesin e shtatorit.
“Ky do të jetë misioni më i madh i solidaritetit në histori, me më shumë njerëz dhe më shumë anije sesa të gjitha përpjekjet e mëparshme të kombinuara”, tha aktivisti brazilian Thiago Avila.
Organizatorët thonë se dhjetëra anije të tjera pritet të largohen nga portet në Tunizi dhe vende të tjera mesdhetare më 4 shtator.
“Aktivistët gjithashtu do të organizojnë demonstrata dhe protesta të tjera të njëkohshme në 44 vende në solidaritet me popullin palestinez”, shkroi në Instagram veprimtarja Thunberg, anëtare e komitetit drejtues të flotiljes.
Përveç saj, flotilja do të përfshijë aktivistë nga disa vende, anëtarë të Parlamentit Evropian dhe figura publike si ish-kryetarja e bashkisë së Barcelonës, Ada Kolau (Colau).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments