top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VEPRIMTARJA PRO-PALESTINEZE GRETA THUNBERG NËNSHKROI DOKUMENTE NË IZRAEL PËR TË MOS U ARRESTUAR: 8 VETA QË NUK PRANUAN U ARRESTUAN | AJO DENONCOI SE ANIJA E TYRE U RRËMBYE NË UJËRA NDËRKOMBËTARE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 11
  • 2 min read
ree

Paris, Francë | Izraeli na rrëmbeu në ujëra ndërkombëtare”.


Kështu akuzoi veprimtarja pro-palestineze Greta Thunberg duke folur pas mbërritjes së saj në aeroportin Çarls dë Gol (Charles De Gaulle) të Parisit, pasi u dëbua nga autoritetet izraelite.


Ne u rrëmbyem në ujëra ndërkombëtare dhe u sollëm në Izrael kundër vullnetit tonë”, tha ajo, duke theksuar se anëtarët në bordin e anijes Flotilja e Lirisë (Freedom Flotilla), e cila, u nis nga Italia më 1 qershor, nuk shkelën asnjë ligj.

 

Izraeli ka njoftuar se aktivistja suedeze Greta Thunberg është larguar nga vendi me një fluturim për në Francë, pasi u ndalua së bashku me aktivistë të tjerë në bordin e anijes humanitare Madleen që po udhëtonte për në Gaza dhe u dërgua në aeroportin e Tel Avivit për deportim.


Greta Thunberg po largohet nga Izraeli me një fluturim për në Francë”, shkruhej në një mesazh nga Ministria e Jashtme izraelite i botuar në rrjetin social virtual Iks (X), i shoqëruar nga dy foto të znjsh. Thunberg në bordin e një aeroplani.


Aktivistët pro-palestinezë në anijen me vela Madleen të Flotiljes së Lirisë, e cila, u sekuestrua nga Izraeli ndërsa përpiqej të arrinte në Rripin e Gazës, janë transferuar në aeroportin e Tel Avivit për riatdhesim”, njoftoi Ministria e Jashtme izraelite.


Ata që refuzojnë të nënshkruajnë dokumentet e deportimit dhe të largohen nga Izraeli do të sillen para një autoriteti gjyqësor, në përputhje me ligjin izraelit”, tha ministria në një deklaratë në rrjetin social virtual Iks (X).


Katër aktivistë nga Flotilja e Lirisë janë dëbuar nga Izraeli - përfshirë aktivisten suedeze Greta Thunberg - pasi forcat izraelite kapën dhe morën në Ashdod anijen Madleen, me të cilën, grupi donte të thyente bllokadën e Gazës për të sjellë ndihmë humanitare.


8 të tjerë - shkruan enti mediatik Kohërat e Izraelit (Times of Israel) - në vend të kësaj refuzuan që të nënshkruanin dokumente se binin dakord të largoheshin nga vendi dhe janë arrestuar”.


Midis tyre është eurodeputetja franko-palestineze Rima Hassan.


Ministri i Jashtëm francez Jean-Noel Barrot tha se nga gjashtë francezët që ishin në bordin e Madleen, vetëm dy kishin rënë dakord të largoheshin.


Sipas burimeve diplomatike franceze të cituara nga agjencia e lajmeve “AFP”, ata janë një gazetar i entit mediatik “Al Jazeera”, Omar Faiad, dhe mjeku Baptiste André.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page