top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BANORËT E LUGINËS SË LUMIT TË VLORËS PROTESTUAN KUNDËR PROJEKTIT QË SYNON MARRJEN E UJIT TË LUMIT SHUSHICË ME QËLLIM FURNIZIMIN E HIMARËS | SIPAS TYRE LUMI SHUSHICË RREZIKON SHTERIMIN.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Mar 24, 2025
1 min read

Vlorë, Shqipëri | Banorët e luginës së lumit të Vlorës protestuan sërish kundër ndërtimit të ujësjellësit të Himarës, që rrezikon të thajë lumin Shushicë.

 

Ata ndaluan përkohësisht punimet dhe ngritën një çadër për të mbajtur në vëzhgim situatën.

 

Veprimtarët mjedisorë të ardhur në mbështetje të banorëve deklaruan se ndërtimi në një Park Kombëtar është i paligjshëm dhe kërcënon ekosistemin.

 

Të shtunën një protestë e ngjashme u mbajt edhe në fshatin Tragjas, ku banorët kundërshtuan një ujësjellës që synon të marrë ujë nga lumi Izvor për zonat turistike në Jalë, Palasë dhe Dhërmi.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page