top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BAJAMJA: FRUTI QË NDIHMON TRETJEN DHE KONTROLLIN E PESHËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 6, 2023
  • 2 min read

ree

Tiranë, Shqipëri | Një arrë e preferuar që prodhohet edhe në vendin tonë, dhe që i ka rrënjët në antikitet, konsiderohet si aleati më i mirë në humbjen e peshës, në trajtimin e problemeve gastrointestinale, por edhe në shëndetin mendor. Bajamja ka një vlerë të rëndësishme ushqyese, jo aq në nivel terapeutik, por kryesisht për parandalimin e sëmundjeve të rëndësishme, plakjen e parakohshme të organizmit, si dhe ruajtjen e funksionimit të shëndetshëm të sistemit kardiovaskular, gastrointestinal dhe të frymëmarrjes. Prandaj, vlera e saj ushqyese është e rëndësishme dhe veprimi i saj shtrihet në një fushë të gjerë situatash. Në veçanti, bajamet janë të pasura me proteina, fibra dhe minerale. Ato përmbajnë fosfor, kalcium, kalium , magnez dhe vitamina të komplekseve B dhe E. Ato përmbajnë edhe yndyrna të pangopura, të dobishme për zemrën, ndërsa nuk përmbajnë kolesterol. Tre nga vetitë e tyre kryesore të dobishme janë përmbledhur më poshtë: 1- Ato ndihmojnë në problemet gastrointestinale. 2- Për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave, ato ndihmojnë në trajtimin e kapsllëkut, ndërsa në të njëjtën kohë përmbajtja e lartë e vajit rregullon aciditetin e lëngjeve tretëse dhe ndihmon në trajtimin e problemeve të stomakut si urthi. 3- Ato kontribuojnë në shëndetin e mirë të trurit. Riboflavina dhe L-carnitine, të gjetura në përmbajtje të lartë në bajame ndihmojnë në forcimin e sistemit nervor, ndërsa në të njëjtën kohë rrisin aktivitetin e trurit dhe zvogëlojnë rrezikun e sëmundjes Alzheimer. Ato ndihmojnë në kontrollin e peshës. Sipas studimeve klinike, ngrënia e bajamve të paktën dy herë në javë redukton me 30% shanset për të shtuar peshë në krahasim me ata që nuk konsumojnë bajame, ose i konsumojnë rrallë.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page