AVOKATI I POPULLIT I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PREZANTOI LOGON ZYRTARE TË 25-VJETORIT TË KRIJIMIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 16
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | 25 vjet në shërbim të të drejtave të njeriut!
🕊️ Prej një çerek shekulli, Avokati i Popullit qëndron në krah të qytetarëve, për të mbrojtur të drejtat, dinjitetin dhe barazinë e secilit.
🆕 Me krenari ju prezantojmë logon zyrtare të 25-vjetorit të institucionit – një simbol që përmbledh misionin tonë të pandërprerë dhe rrënjët tona kushtetuese.
🇦🇱 Në të gërshetohen shifrat e përvjetorit, shqiponja që përfaqëson shtetin dhe qytetarin, si dhe inicialet “AP” – Avokati i Popullit.
Ky përvjetor është më shumë se një kujtesë. Është një ftesë për të reflektuar: 👉 A kemi ndërtuar një kulturë të të drejtave të njeriut në zemër të shoqërisë sonë?
Kështu thuhet në një shënim të Avokatit të Popullit të RSh-së të botuar në rrjetin social virtual Facebook.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)
















































Comments