AVOKATI I POPULLIT I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ERINDA BALLANCA MORI PJESË NË TRYEZËN ADVOKUESE TË ORGANIZUAR NGA KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 13
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Avokati i Popullit, i Republikës së Shqipërisë, znj. Erinda Ballanca, mori pjesë në tryezën advokuese të organizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, e fokusuar në sfidat dhe perspektivat e procesit të rehabilitimit dhe riintegrimit në sistemin e burgjeve në Shqipëri.
Znj. Ballanca theksoi se mbrojtja e të drejtave të personave të privuar nga liria mbetet një sfidë e vazhdueshme për Institucionin e Avokatit të Popullit dhe një pjesë thelbësore e misionit të tij.
“Avokati i Popullit nuk bën kritika për hir të kritikës apo thjesht për të evidentuar problemet, por jep rekomandime strukturore të mirëfillta, me synimin për të përmirësuar gjendjen, si për ata që vuajnë dënimin, ashtu edhe për ata që shërbejnë në këto institucione.
Fakti që jemi të zëshëm për të drejtat e të burgosurve nuk na ka avantazhuar në drejtim të perceptimit publik.
Por thyerja e këtij mentaliteti ka qenë pjesë e punës sonë për të ndryshuar perceptimin mbi të drejtat themelore të çdo individi.
Pavarësisht se në legjislacionin shqiptar ka një garanci për të drejtën e shkollimit, nevojitet një investim serioz në krijimin e aktiviteteve ku të dënuarit ndihen të përfshirë.
Numri i kurseve profesionale në sistemin penitenciar është shumë i ulët në raport me numrin e të burgosurve”, tha Avokati i Popullit Erinda Ballanca.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)
















































Comments