top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AUTOMJETI QË PËRDORËN VRASËSIT E MARTIN BARDHIT (MARKUT) NË RRËSHEN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 26, 2023
  • 1 min read

Rrëshen, Shqipëri | Në kuadër të investimit që Policia e Shtetit po i bën vetëvetes, për gjurmimin, gjetjen dhe kapjen e individëve të përfshirë në vrasjen e z. Martin Bardhi (Marku), dhe në plagosjen e tre të tjerëve, ngjarje kriminale të ndodhura sot paradite, në Rrëshen, ka arritur të gjejë automjetin që përdorën autorët.


Ata, përpara se ta braktisnin, nuk harruan ta lyenin me benzinë, dhe t’i vinin flakën, me qëllim që të prishin gjurmët e ndryshime që kishin lënë në të.


Në funksion të përmbushjes së detyrave të saj, Policia e Shtetit ka futur në veprim Repartin Special, të njohur rëndom si RENEA (Reparti i Eleminimit dhe Neutralizimit të Elementetit të Armatosur), i cili, po përdor edhe mjete fluturuese (helikopter + drone), për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e dorasve.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox


 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page