top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AUSTRI | KERSTIN GURTNER VDIQ NGA HIPOTERMIA GJATË NJË ECJEJE NË MAL; NË GJYQ DOLI I DASHURI I SAJ THOMAS PLAMBERGER I CILI AKUZOHET SE E LA TË VDISTE; AI E MOHON AKUZËN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 18
  • 1 min read

Vjenë, Austri | Më shumë se një vit pasi një grua 33-vjeçare ngriu për vdekje në malin më të lartë të Austrisë, i dashuri i saj do të dalë nesër në gjyq penal me akuzën e vrasjes së paqëllimshme.


Gruaja, Kerstin Gurtner, me moshë 33 vjeçe, vdiq nga hipotermia gjatë një ecjeje në Grossglokner (Grossglockner).


I dashuri i saj akuzohet se e la të pambrojtur dhe të rraskapitur pranë majës, në kushte stuhie, në orët e para të 19 janarit 2025, ndërsa ajo kërkonte ndihmë.


Kështu raportoi enti mediatik britanik “BBC”.


Gjyqi ka ngjallur interes dhe debat, jo vetëm në Austri, por edhe në komunitetet e ngjitjeve nëpër male.


Sipas prokurorëve, burri, si alpinisti më me përvojë, ishte udhëzuesi përgjegjës për ekskursionin dhe nuk u kthye prapa ose nuk kërkoi ndihmë në kohë për të ndihmuar të dashurën e tij.


Burri, i identifikuar nga mediat austriake si Thomas Plamberger i mohon akuzat, dhe avokati i tij, Kurt Jelinek, e përshkroi vdekjen e gruas si një aksident tragjik.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page