top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AUSTRALIA DO TË MBAJË REFERENDUM PËR ZËRIN E INDIGJENËVE BRENDA 6 MUAJSH.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 6, 2023
  • 3 min read

Senatorët laburist duartrokasin në Canberra më 19 qershor pasi një votim miratoi një referendum mbi Zërin Indigjen në Parlament. © AP.

Kanberra, Australi | Senati i Australisë votoi të hënën për të mbajtur një referendum këtë vit, me qëllim krijimin e një Zëri Indigjen në Parlament, një avokat që synon t'i japë pakicës etnike më të pafavorizuar të vendit më shumë të drejtë fjale mbi politikën e qeverisë.


Dhjetra njerëz kryesisht indigjenë u ngritën në llozhat publike, dhe duartrokitën kur senatorët miratuan projektligjin e referendumit me 52 vota kundër dhe 19 kundër.


Votimi në Senat do të thotë se referendumi duhet të mbahet të shtunën, në një afat prej dy deri në gjashtë muaj.


Ndërsa Zëri do të mbronte interesat indigjene, ai nuk do të kishte të drejtë vote mbi ligjet, dhe debati pro dhe kundër organit të zgjedhur është bërë gjithnjë e më i nxehtë dhe përçarës.


Përkrahësit shpresojnë se Zëri do të përmirësojë standardet e jetesës për Australianët Indigjenë, të cilët përbëjnë 3.2% të popullsisë së Australisë, dhe janë grupi etnik më i pafavorizuar i kombit.


Nëse referendumi miratohet, do të ishte referendumi i parë i suksesshëm i Australisë që nga viti 1977, dhe i pari që do të kalonte ndonjëherë pa mbështetjen dypartiake.


Zëdhënësja e opozitës në portofolin e Prokurorit të Përgjithshëm, Mikaela Kesh (Michaelia Cash) i tha Senatit të hënën se shumica e kolegëve të saj do të votonin për mbajtjen e referendumit, “sepse ne besojmë në njerëzit e këtij kombi dhe të drejtën e tyre për të thënë fjalën.


Kjo nuk është për shkak se ne pajtohemi me atë që synon përfundimisht të arrijë ky projekt-ligj, që natyrisht është të ndryshojë në mënyrë të pakthyeshme kushtetutën e këtij kombi, në një mënyrë që do të shkatërrojë një nga vlerat tona më themelore: barazinë e shtetësisë”, i tha Senatit znj. Kesh.


Senatorja e opozitës Jacinta Nampijinpa Price, e cila është indigjene, tha se propozimi i Zërit tashmë po ndan Australinë sipas vijave racore. “Nëse vota ‘po’ është e suksesshme, ne do të ndahemi përgjithmonë”, tha znj Prais (Price). Unë dua të shoh Australinë të ecë përpara si një, jo e ndarë në dy. Kjo është arsyeja pse unë do të votoj “jo”, tha ajo.


Senatorja e pavarur Lidia Thorpe, e cila është gjithashtu indigjene, tha se ajo kundërshtoi Zërin sepse ishte i pafuqishëm. “Është qetësimi i fajit të bardhë në këtë vend duke u dhënë zezakëve të vegjël të varfër një organ këshillimor të pafuqishëm”, tha znj. Thorpe.


Ndihmësministri për Australianët Indigjenë, Malarndirri McCarthy, tha se sigurimi i zërit të njerëzve indigjenë ishte një kërkesë shumë e thjeshtë, dhe u bëri thirrje të gjitha palëve që të mbajnë debatin me respekt. “Unë u bëj thirrje të gjithë australianëve të gërmojnë thellë, të dëgjojnë anën më të mirë të vetes gjatë gjithë këtij debate”, tha znj. McCarthy, e cila është indigjene.


Dhoma e Përfaqësuesve e Australisë muajin e kaluar votoi me shumicë dërrmuese në mbështetje të mbajtjes së referendumit.


Partia Liberale dhe Partia Kombëtare, e cila formoi një qeveri koalicioni konservator për nëntë vjet përpara se Partia Laburiste e qendrës së majtë të zgjidhej vitin e kaluar, të dyja kundërshtojnë Zërin.


Kryeministri Enton Shqiptari (Anthony Albanese) e angazhoi qeverinë e tij për të mbajtur referendumin gjatë fjalimit të tij të fitores natën e zgjedhjeve. Zëri u rekomandua në vitin 2017 nga një grup prej 250 udhëheqësish indigjenë që u takuan në Uluru, një shkëmb gur ranor në qendër të Australisë që është një vend i shenjtë për pronarët tradicionalë.


Ata ishin delegatë të Konventës Kushtetuese Kombëtare të Kombeve të Parë që qeveria e atëhershme kishte kërkuar këshilla se si popullsia indigjene mund të njihej në kushtetutë. Qeveria konservatore hodhi poshtë menjëherë perspektivën e Zërit, të cilën e krahasoi me një dhomë të tretë të Parlamentit.


Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page