top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ATHINË: U ARRESTUAN GENI ÇATO; EVIS SHYTI; KRISTO XHIXHO; ARISTOTEL STEFANIDHI DHE ANTONIS KARAPASIAS | VENDOSJE EKSPLOZIVI + TË TJERA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 30, 2024
  • 2 min read

Updated: Jun 10

ree

Athinë, Greqi | Strukturat e policisë greke arrestuan:

1- Z. Geni Çato, me moshë 37 vjeç, me origjinë nga Përmeti.

2- Z. Evis (i njohur edhe si Ervis, Kostas, Kostantinos, Kristo, Ilia) që përdor edhe mbiemrat Shyti, Rushiti, Boukouvalas, Prifi dhe Dhima, dhe gjithashtu edhe vitlindjet 1984 dhe 1987.

3- Z. Kristo Xhixho, me moshë 35 vjeç, me origjinë nga Durrësi.

4- Z. Antonis Karapasias, me moshë 39 vjeç, qytetar grek.

5- Z. Aristotel Stefanidhi, me moshë 23 vjeç, me origjinë nga Këlcyra.

 

Strukturat greke të hetimit penal kanë zbuluar dhe dokumentuar shkresërisht dy raste të vendosjes së lëndëve plasëse në Athinë.

 

Të sipërcituarit dyshohen si autorë.

 

Një nga ngjarjet kriminale lidhet me vendosjen e lëndës plasëse pranë një karburanti në orët e para të mëngjesit të datës 8 marsit 2024, në Pire.

 

Shpërthimi qe i fortë.

Udëgjua kilometra larg.

Shkaktoi dëme të shumta materiale në pikën e karburantit dhe në automjete të parkuara pranë tij.

 

Për ngjarjen autoritetet greke akuzuan dhe arrestuan z. Geni Çato, dhe z. Evis Shyti.

 

Një akt tjetër kriminal lidhet me vendosjen e lëndës plasëse në datën 12 mars 2024 një kantinë vere e ndodhur në Kalithea, në pronësi të një sipërmarrësi që zotëron edhe një lokal nate dhe një bar-kafe.

 

Strukturat greke të hetimit penal akuzuan dhe arrestuan z. Kristo Xhixho dhe z. Antonis Karapasias.

 

Kumtohet se z. Xhixho ka qenë personi që ka marrë me qira automjetin që është përdorur për ekzekutimin e aktit kriminal të lartpërmendur, ndërsa z. Karapasias ka vendosur eksplozivin.

 

Gjithashtu, z. Xhixho dyshohet se bën pjesë në grupin e shoqërimit të një subjekti kriminal grek që njihet si Muskuri (Mouskouris).

 

I arrestuari Aristotel Stefanidhi dyshohet se ka marrë me automjet nga banesa z. Kristo Xhixho dhe gjatë kësaj kohe ka qenë i armatosur me armë zjarri brezi (pistoletë).

 

Z. Stefanidhi njihet si shoqërues i z. Xhixho, dhe ushtron profesionin e truprojes në lokale nate.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page