top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ASTI | ALDO (ALEKSANDËR) BAHO U ARRESTUA.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
2 hours ago
2 min read
Aldo (Aleksandër) Baho
Z. Aldo (Aleksandër) Baho

Asti, Itali | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit (Polizia di Stato) arrestuan:

1- Z. Aldo (Aleksandër) Baho, i njohur me nofkën “Sakati”, me moshë 37 vjeç, lindur në Elbasan, i njohur gjithashtu edhe si bashkëpunëtor i ngushtë i z. Endrit Alibej, i njohur me nofkën “Tarzani”.


Ai ishte shpallur në kërkim policor ndërkombëtar.


Ai u bë objekt sulmi me armë zjarri në fshatin Murras, Elbasan, ku mbeti i vdekur vëllai i tij, z. Kevin Baho, ndërsa ai mbeti i plagosur rëndë.


Nga të dhënat penale të përfituara nga çkodimi i platformave (aplikacioneve) virtuale të fshehura (kriptuara) si “Sky Ecc” kumtohet se sulmi i armatosur ndaj tyre u finacua dhe u organizua nga vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja.


Njoftim | Policia e Shtetit.


Finalizohet një tjetër fazë e operacionit “The Wanted”, në bashkëpunim me homologët italianë.


Kapet në Itali, 1 shtetas në kërkim ndërkombëtar, pjesëtar i një grupi kriminal, i dyshuar për ndërmjetësim për një vrasje të mbetur në tentativë.


Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë dhe të vazhdueshëm ndërmjet specialistëve të Sektorit për Hetimin e Grupeve Kriminale në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar, në Departamentin e Policisë Kriminale, dhe shërbimeve të GdF-së në Pisa, Itali, u kap në Asti, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar A.(A.) B., 37 vjeç, lindur në Elbasan.


Më datë 29.09.2026, GjKKO-ja i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.


Në vitin 2022, në Tiranë, shtetasi A.(A.) B. dyshohet se në kuadër të grupit kriminal ku bënte pjesë, ka ndërmjetësuar për vrasjen e shtetasit L. M., krim i cili mbeti në tentativë.


Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi në Shqipëri, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page