top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ASIA 14 VJEÇE E SËMURË ME KANCER DHE VIKTIMË E URREJTJES NË RRJETET SOCIALE: PRESIDENTI ITALIAN I SHKROI NË INSTAGRAM.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 19, 2024
  • 2 min read

Romë, Itali | Azi e pashë videon tënde dhe je shumë mirë! Urime për forcën dhe urimet më të mira. Serxhio Matarela (Sergio Mattarella).

 

Presidenti i Republikës së Italisë shkroi në Instagram për të komentuar videon e një vogëlusheje të sëmurë, dhe që po vuan nga tumori, e cila i është nënshtruar trajtimit të vazhdueshëm në spital.

 

Ishte spitali që publikoi një video në të cilën vajza luan në piano dhe përshëndetja dhe inkurajimi i presidentit italian Matarela erdhi si koment në këtë video.

 

Asia është një vajzë e vogël nga Sala Konsilina (Consilina), në zonën e Salernos dhe është e detyruar të kalojë pjesën më të madhe të kohës në spital dhe natyrisht kalon shumë nga koha e saj në rrjetet sociale.

 

Në mënyrë të pabesueshme, pikërisht në rrjetet sociale ajo u bë objektivi i urrejtësve”, tha nëna e saj, Rossana, për entin mediatik Ondanews, duke vendosur të bëjë publike disa nga komentet më të shëmtuara.

 

Kjo duhet të ketë goditur presidentin, i cili, përmes profilit të Kuirinales (Quirinale) në Instagram, donte ta bënte të ndjente afërsinë e tij.

 

I them faleminderit Presidentit Matarela për ndjeshmërinë dhe humanizmin e tij. Asia shpreson ta takojë një ditë”, tha nëna e Asias për entet mediatike.

 

Ajo falënderon edhe të shumtët që janë solidarizuar me të: “Kjo do të thotë se ka më shumë se diçka të kalbur.

 

Ajo jo i thotë çdo viktimë të bullizmit që të marrë një shembull nga Asia, e cila ishte në gjendje të reagonte me qëndrimin e saj pozitiv dhe të mos e linte kurrë veten të frikësohej.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

bottom of page