top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ARTUR BUÇPAPAJ NGA FSHATI DOJAN U PLAGOS ME THIKË | POLICIA E SHTETIT SHPALLI NË KËRKIM POLICOR ORGEN LATAJN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 24
  • 1 min read
ree

Tropojë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:

1- Z. Artur Buçpapaj, me moshë 23 vjeç, banues në fshatin Dojan, mbeti i plagosur me mjet prerës.


Si doras, u shpall në kërkim policor:

1- Z. Orgen Lataj, me moshë 18 vjeç, banues në Bajram Curri.


Njoftim | Plagosi me mjet prerës, 23-vjeçarin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, identifikohet autori i dyshuar dhe vijon puna për kapjen e tij.


Në orët e para të mëngjesit, në spitalin e Tropojës, është paraqitur shtetasi A. B., 23 vjeç, banues në Dojan, me dëmtime që dyshohet se janë shkaktuar nga goditja me mjet prerës.


Aktualisht ai po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.


Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasi A. B. është plagosur me mjet prerës gjatë një konflikti për motive të dobëta, nga shtetasi O. L., 18 vjeç, banues në Bajram Curri.


Shtetasi O. L. është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.


Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Kukësit, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page