ARRESTOHET PEDOFILI QË VEPRONTE PREJ 10 VITESH NË RRJETIN E ERRËT (DARK WEB).
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 27, 2023
- 1 min read

Romë, Itali | Një 50-vjeçar, i kërkuar prej mbi 10 vitesh si një nga prodhuesit më aktivë të pornografisë së fëmijëve, u arrestua nga policia në kuadër të një hetimi nga grupi i dhunës seksuale, i zyrës së prokurorit të Romës, të cilat i tregtoi në rrjetin e errët, (dark web). I njohur si “Hollaku” (The Thin Man), ai akuzohet gjithashtu se ka kërkuar dhe dhunuar seksualisht fëmijë nën moshën dhjetë vjeç. Policia Postare italiane zbatoi sot masën proceduriale penale të “arrestit me burg”, të shqiptuar nga gjyqtari hetues i kryeqytetit italian. Bazuar në atë që është rindërtuar nga veprimtaria e tij kriminale, i arrestuari ka punuar për vite në një komunitet virtual pedofilësh, të quajtur “The Love Zone” (TLZ), tashmë i mbyllur, ku ka vënë në dispozicion të përdoruesve pornografinë e fëmijëve. Burri, shtetas italian, i njohur edhe me pseudonimin “Hija” (Shadow), prej më shumë se një dekade kishte arritur t'u shmangej hetimeve, madje duke i shpëtuar edhe arrestimeve të anëtarëve të grupit ku bënte pjesë. Kundër tij, prokurori i Piacales (Piazzale), Klodio Euxhenio Albamonte (Clodio Eugenio Albamonte) ka ngritur akuzat penale të krimeve që lidhen me dhunën e rënduar seksuale, shoqërimin kriminal që synon përhapjen e praktikave pedofilike, ndarjen e informacionit të dobishëm për nxitjen e të miturve në pedofili, dhe shkëmbimin, posedimin dhe shpërndarje të materialeve pornografike për fëmijë.

___.png)



























Comments