top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ARRESTOHET ENCA | KISHTE MBJELLË HASHASH NË VAZO DHE E EKSPOZONTE NË VERANDËN E BANESËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 12, 2023
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të policisë së Tiranës kryen arrestimin e znj. Ruenca Haxhiaj, me moshë 28 vjeç, e njohur ndryshe edhe si Enca (këngëtare, figurë publike e botës së teatrit tregtar), për shkak se akuzohet për kultivim të bimëve narkotike, në banesën e saj private, në periferi të metropolit Tiranë. Konkretisht, në verandën e banesës së saj, në periferi të kryeqytetit, u gjetën 5 vazo, ku ishin mbjellë bimë kanabis sativa (hashash). Pas arrestimit, këngëtarja ka deklaruar se është përdoruese dhe i ka për përdorim vetjak. Bashkë me të është kapur dhe i dashuri i Encës.


Kontrolli i policisë në shtëpinë e saj është bërë pasi efektivët e Komisariatit Nr.1, të cilët paraprakisht kishin siguruar informacion penal në rrugë operative. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox



 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page