ARABIA SAUDITE: TUBACIONI KRITIK (QË SHTRIHET NGA FUSHAT E NAFTËS NË LINDJE TË VENDIT DERI NË PORTIN E YANBUSË NË DETIN E KUQ DUKE ANASHKALUAR TËRËSISHT NGUSHTICËN E HORMUZIT) U GODIT NGA IRANI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 days ago
- 1 min read

Riad, Arabia Saudite | Riadi ka konfirmuar se sulmet e fundit iraniane ndaj infrastrukturës së naftës së Arabisë Saudite goditën të vetmin tubacion të vendit që eksporton naftë përmes terminaleve të Detit të Kuq.
Vendimi i Teheranit për të mbyllur Ngushticën e Hormuzit i ka dhënë tubacionit Lindje-Perëndim të Arabisë Saudite një rol qendror në rrjedhën globale të naftës.
Tubacioni - i cili mund të transportojë një pjesë të konsiderueshme të naftës së mbretërisë në tregjet ndërkombëtare - shtrihet nga fushat e naftës të Arabisë Saudite në lindje të vendit deri në portin e Detit të Kuq, Janbu (Yanbu), duke anashkaluar tërësisht Ngushticën e Hormuzit.
Agjencia shtetërore e lajmeve e vendit raportoi se sulmi çoi në humbjen e rreth 700 mijë fuçive naftë në ditë nga vëllimi i pompuar përmes tubacionit.
“Nëse këto sulme vazhdojnë, do të ketë mungesa furnizimi dhe ritmi i rimëkëmbjes do të ngadalësohet, duke ndikuar në sigurinë e vendeve të varura dhe duke kontribuar në rritjen e paqëndrueshmërisë në tregjet e naftës”, tha agjencia e lajmeve në fjalë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)










Comments