ANËTARËT E DYSHUAR TË HAMASIT U ARRESTUAN NË GJERMANI, HOLANDË, DHE DANIMARKË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 15, 2023
- 1 min read
Berlin, Gjermani | Katër anëtarë të dyshuar të Hamasit u arrestuan në Berlin dhe Roterdam, të akuzuar për anëtarësim në një organizatë të huaj terroriste, raportohet nga enti mediatik Ticinonline.
Në një deklaratë, Zyra e Prokurorisë Federale Gjermane raportoi se të katërt kishin marrë armë nga një magazinë nëntokësore për t'i çuar në Berlin në funksion të sulmeve të mundshme kundër institucioneve hebraike në Evropë.
Një tjetër operacion, këtë herë i kryer nga policia daneze së bashku me holandezët, çoi në arrestimin e katër personave, tre në Danimarkë dhe një në Holandë.
Policia daneze tha se nuk mund të zbulohen detaje të mëtejshme për të mos dëmtuar hetimin.
“Nuk mund t'ju tregojmë motivet apo objektet që donin të godisnin - deklaroi shefi operacional i inteligjencës së policisë daneze Flemming Drejer - Atje ato janë lidhje me mjedisin e bandave kriminale, veçanërisht me LTF, me njerëzit që jetojnë në Danimarkë dhe jashtë saj.”
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




























Comments