top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AMSTERDAM: SHTËPIA E ANA FRANKUT BËHET QENDËR VOTIMI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 4, 2023
  • 1 min read

Amsterdam, Hollandë | Shtëpia e Ana Frankut (Anne Frank), e gjendur në Amsterdam, do të bëhet një qendër votimi.


Fondacioni që menaxhon Muzeun, në fakt, ka hapur dyert e shtëpisë për zgjedhjet e ardhshme, kur më 22 nëntor 203, 12 milionë holandezë thirren paraprakisht për të rizgjedhur Parlamentin.


Është një nga vendet që na kujton se çfarë mund të ndodhë kur demokracia dhe shteti i së drejtës zhduken”, shpjegon Fondacioni Anne Frank.


Nisur nga situata në Izrael, dhe shtimi i rasteve të antisemitizmit në të gjithë Evropën, kryebashkiaku i Amsterdamit përsëriti se vëmendje e veçantë do t'i kushtohet sigurisë së kësaj qendre votimi.


Janë identifikuar edhe vende të tjera alternative, si: Muzeu Van Gogh dhe Westermoskee, një xhami në pjesën perëndimore të qytetit.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page