AMERIKË | ANTI-VAKSINUESI PA TRAJNIM MJEKËSOR XHIM (JIM) O'NEILL U ZGJODH PËR TË UDHËHEQUR SHËNDETIN PUBLIK | U EMËRUA DREJTOR I PËRKOHSHËM I QENDRAVE PËR KONTROLLIN DHE PARANDALIMIN E SËMUNDJEVE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 29
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Shtëpia e Bardhë ka emëruar një zëvendës të Sekretarit të Shëndetësisë Rabrt F. Kenedi i Riu (Robert F. Kennedy Jr) si drejtor në detyrë i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), pas një përplasjeje mbi politikën e vaksinimit që rezultoi në largimin e disa drejtuesve të agjencive dhe shkarkimin e drejtueses së saj, znj. Susan Monarez.
Një investitor në bioteknologji dhe shkrues fjalimesh për Departamentin e Shëndetësisë gjatë administratës së ish-Presidentit Xhorxh W. Bush (George W. Bush), drejtori i ri në detyrë i CDC-së, Xhim (Jim) O'Neill, nuk ka trajnim mjekësor.
Ai punoi për disa vite për mega-donatorin republikan Peter Thiel.
Gjatë pandemisë Covid, z. O'Neill shprehu publikisht mbështetjen e tij për trajtime të paprovuara dhe të pambështetura, duke përfshirë ivermektinën dhe hidroksiklorokinën, si dhe vitaminën D si profilaksë të supozuar.
Ai gjithashtu postoi disa teori konspiracioni në mediat sociale, duke përfshirë pretendimin e pabazuar se emri #covid u zgjodh për të fshehur origjinën e virusit.
“Ky emër e bëri më të vështirë studimin e tij dhe me shumë mundësi ngadalësoi reagimin”, sipas tij.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments