AMBASADORËT E AKREDITUAR NË TIRANË ZHVILLUAN NJË TAKIM PUNE ME KRERËT E LARTË TË INSTITUCIONEVE TË DREJTËSISË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 9
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Ambasadorët e akredituar në Tiranë zhvilluan një takim pune me krerët e lartë të institucioneve të drejtësisë.
Tryeza u organizua nga ambasadori i Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Shqipëri, Reinout Vos.
Pjesëmarrës ishin:
1- Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani.
2- Kreu i Këshillit të Lartë Gjyqësor Ilir Rusi.
3- Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë Mirela Bogdani.
Në takim morën pjesë:
1- Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonxato (Gonzato).
2- E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së ShBA-ës Nensi (Nancy) VanHorn.
3- Ambasadori i Republikës së Italisë Marko (Marco) Alberti.
4- Ambasadorja e Republikës së Austrisë Monika Zak (Zach).
5- Diplomatë të ambasadës së Republikës së Francës dhe të Republikës Federale të Gjermanisë.
Ambasadori holandez Vos postoi një foto nga takimi në rrjetin social virtual Iks (X).
“Ne organizuam një mëngjes pune me institucionet e drejtësisë në Shqipëri (ILD, KLP KLGj) dhe partnerët diplomatikë.
Roli i institucioneve të pavarura është thelbësor për avancimin e integrimit në BE, përmes zbatimit të reformave, garantimit të pavarësisë dhe forcimit të llogaridhënies”, shkroi ambasadori Vos.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments