top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AMBASADA AMERIKANE BËN THIRRJE PËR LUFTË INSTITUCIONALE NDAJ TRAFIKUT TË QËNIEVE NJERËZORE.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Jul 30, 2023
1 min read

Tiranë, Shqipëri | Ambasada amerikane e akredituar në territorin e Republikës së Shqipërisë, u shpreh me anë të një komenti të postuar në rrjetin e saj shoqëror virtual Facebook se: “Sot, më 30 korrik, shënojmë Ditën Botërore të OKB-së kundër Trafikimit të Njerëzve. Trafikimi i qenieve njerëzore është një krim i tmerrshëm që shkel të drejtat e njeriut dhe nuk njeh kufij. Krizat globale, konfliktet dhe emergjencat klimatike po lënë gjithnjë e më shumë njerëz të pafajshëm, veçanërisht fëmijët, të cenueshëm ndaj trafikantëve. Për t'i dhënë fund trafikimit të qenieve njerëzore, ne nuk mund të lejojmë që ky krim të përballet me mospërfillje dhe pandëshkueshmëri në rritje.

Le të punojmë së bashku për të mbrojtur të pambrojturit, për të ndjekur penalisht autorët dhe për të çrrënjosur trafikimin e qenieve njerëzore në të gjitha format e tij.


Ky koment i saj, vjen në Ditën Botërore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox



 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page