ALEANCA E SHTETEVE TË SAHELIT | MALI + NIGER + BURKINA FASO.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 18, 2023
- 1 min read

Niger | Në Bamako regjimet ushtarake të Malit, Burkina Fasos, dhe Nigerit, nënshkruan një aleancë mbrojtëse. Kreu i juntës malajziane, Assimi Goita, shpjegoi në rrjetin shoqëror virtual Iks (X), se: “Karta Liptako-Gourma”, krijon “Aleancën e Shteteve të Sahelit”.
Objektivi, pretendon z. Goita, është të “krijojë një arkitekturë të mbrojtjes kolektive, dhe ndihmës reciproke.”
Ministri i Jashtëm i Malit Abdoulaye Diop shpjegoi më tej se: “kjo aleancë do të jetë një kombinim i përpjekjeve ushtarake, dhe ekonomike, midis tre vendeve, dhe se përparësia jonë është lufta kundër terrorizmit në të tre vendet.”
Sipas asaj që mësojmë, Karta parashikon se “çdo sulm ndaj sovranitetit, dhe integritetit territorial të një ose më shumë palëve kontraktuese, do të konsiderohet si një agresion ndaj palëve të tjera, dhe do të shkaktojë detyrën e ndihmës, dhe lehtësimit nga të gjitha palët, individualisht ose kolektivisht, duke përfshirë përdorimin e forcës së armatosur, për të rivendosur dhe garantuar sigurinë brenda zonës së mbuluar nga neni 6, i Aleancës.”
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)










Comments