top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AKTE DHUNE NË STADIUMIN E KUKËSIT | DHUNOHET EDHE POLICIA E SHTETIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 25, 2024
  • 1 min read

Kukës, Shqipëri | Aktet e dhunës në fushat shqiptare të topakëmbasit (futbollit) u këthyen sërish.

Në stadiumin Kukës Arena luhej ndeshja mes Kukësit dhe Erzenit, por ajo u ndërpre për shkak se tifozët vendas pushtuan fushën e lojës.

Ky akt asapk i hijshëm ngjau në minutën 64-rt, kur skuadra mike e Shijakut arriti të bënte gol.

Lojtari shënues ishte Zeka.

Goli i tij ndryshoi rezultatin nga 1 me 1, në 1 me 2 për skuadrën e Erzenit.

Disa tifozë të Kukësit nga inati u futën në fushën e lojës, dhe shkaktuan kaos.

Një nga drejtuesit e policisë vendore u godit në kokë me sende të fortë.

Gjyqtari Yzeiraj ndërpreu ndeshjen.

Delegati i ndeshjes vendosi që stadiumi Kukës Arena të zbrazej në pjesët pas portave, në mënyrë që loja të rifillonte. Pas rreth gjysmë ore, loja rinisi sërish në të 65-tën minutë.

Kukësi nuk ia doli të ndryshonte rezultatin.

Erzeni fitoi 2-1 falë golave të Kahrimoviçit dhe të Zekës.

Kukësi mbajti shënim humbjen e shtatë radhazi.

Kukësi mban vendin e fundit me 19 pikë.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page