AKSIDENT AUTOMOBILISTIK TE “URA E MËRKURIT” NË AKSIN RRUGOR “LIBRAZHD-PËRRENJAS”.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 11, 2023
- 1 min read
Përrenjas, Shqipëri | Një aksident automobilistik ngjau sot në Përrenjas, te vedni i quajtur sipas traditës orale të zonës si “Ura e Mërkurit”. Nuk ka të vdekur, por 6 veta të plagosur, dhe dëme materiale. Në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, automjeti me drejtues shtetasin A. S. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Gj. P.Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 3 pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin A. S. dhe 3 të tjerë në automjetin me drejtues shtetasin Gj. P., të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Me drejtuesit e automjeteve po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit, thuhet në një njoftim të Policisë së Shtetit. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




























Comments