top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AKSIDENT AUTOMOBILISTIK: MBETI I VDEKUR LEONARD DOÇI I CILI PO QARKULLONTE NË KËMBË NGA FSHATI KURDARI PËR NË DREJTIM TË AKSIT RRUGOR KOMBËTAR KLOS-BURREL | U ARRESTUA ERGIS SELIMI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 6, 2024
  • 1 min read

Fshati Kurdari, Burrel, Shqipëri | Një aksident automobilistik ngjau në aksin rrugor Burrel-Klos.

 

Si pasojë mbeti i vdekur z. Leonard Doçi, i cili, po qarkullonte në këmbë nga fshati Kurdari për në drejtim të aksit rrugor kombëtar Klos-Burrel.

 

Ai u aksidentua nga një automjet që drejtohej nga z. Ergis Selimi.

 

Z. Doçi u dërgua me urgjencë për në spitalin e Burrelit por për shkak të plagëve vdiq.

 

Z. Selimi u shoqërua në Komisariatin e Policisë së Shtetit në Mat.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page