RRUGA “HADI KANTARXHIU”; PRIZREN | SYLEMAN GASHI U ARRESTUA; DUKE DREJTUAR AUTOMJET AGREGAT (AUTOBETONIERE) PËRPLASI PËR VDEKJE ZENEPE MINUSHIN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 9 hours ago
- 1 min read
Rruga “Hadi Kantarxhiu”, Prizren, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Syleman Gashi, me moshë 49 vjeç.
Ai konsiderohet subjekt që gjatë drejtimit të një automjeti agregat (auto-betoniere të tipit “Man”) shkaktoi aksident automobilistik me pasojë vdekjen e menjëherëshme të:
1- Znj. Zenepe Minushi, me moshë 53 vjeçe, këmbësore.
Kufoma e së ndjerës do t’i nënshtrohet autopsisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore për të zbuluar dhe dokumentuar shkresërisht shkaqet e vdekjes.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)








































Comments