AGJENCIVE TË OKB-së U NDALOHET VEPRIMTARIA NË NIGER.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 1, 2023
- 1 min read

Niger | Puçistët kanë njoftuar pezullimin e aktiviteteve të organizatave ndërkombëtare. Korridori ndërkombëtar në Niger mbyllet gjithnjë e më shumë pas grushtit të shtetit.
Puçistët në fakt kanë shpallur pezullimin e të gjitha aktiviteteve të organizatave ndërkombëtare, OJQ-ve dhe agjencive të OKB-së, në “zonat operacionale ushtarake”.
Ministria e Brendshme lëshoi një deklaratë, duke shpjeguar se “për shkak të situatës aktuale të sigurisë, dhe angazhimit operacional të Forcave të Armatosura të Nigerisë, Ministria informon organizatat ndërkombëtare, OJQ-të kombëtare, dhe ndërkombëtare, dhe agjencitë e OKB-së të pranishme në Niger, se të gjitha aktivitetet, dhe/ose lëvizjet në zonat operacionale janë pezulluar përkohësisht”.
Rajonet e përfshira nuk janë përcaktuar.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)
























Comments